Rasti i Izraelit: A po e humbet vaksina betejën me variantin Delta?

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli ka regjistruar numrin më të lartë ditor të rasteve të koronavirusit. Rreth 11 000 infeksione të reja u regjistruan brenda një dite, ndërsa varianti Delta përhapet me shpejtësi dhe pritet edhe hapja e shkollave.

Numri më i madh i rasteve ditore deri tani i përkiste datës 18 janar, kur u regjistruan 10.118 të infektuar të rinj me Covid-19.

Kryeministri Naftali Bennett – një kritik i karantinës si masë parandaluese e ndjekur nga paraardhësi i tij, Benjamin Netanyahu – ka pohuar se rritja mund të kontrollohet përmes vaksinimit dhe masave mbrojtëse siç janë maskat.

Qeveria e tij nxit të gjithë izraelitët e moshës 12 vjeç e lart që të marrin një dozë të tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Aktualisht, rreth 60% e 9.3 milionë banorëve të Izraelit i kanë marrë të dy dozat e vaksinës, përfshirë këtu 80% të të rriturve.

Në dhjetor, Izraeli u bë një nga vendet e para që nisi fushatën kombëtare të vaksinimit. Por pavarësisht shifrave të vaksinimit, numri i infeksioneve, sidomos pas shfaqjes së variantit Delta, është vetëm në rritje.

A tregon kjo mungesën e efektivitetit të vaksinës?

 Një studim i botuar pak ditë më parë në “Lancet” dhe i kryer nga Universiteti i Oksfordit, e shpjegonte këtë me potencialin disafish më të lartë që kanë të vaksinuarit në raport me të pavaksinuarit.

“Vaksina u jep mundësinë individëve të vaksinuar të mbajnë ngarkesa jashtëzakonisht të larta virale pa shfaqur ende simptoma të sëmundjes, çka i shndërron ata në supershpërndarës potencialë asimptomatikë ose presimptomatikë”, thuhej në studim.

Izraeli ka përdorur në masë vaksinën Pfizer, por ështëpërballur përgjatë gushtit me një valë infeksionesh. Ran Balicer, zyrtari kryesor i inovacionit në Clalit Health Services (CHS), organizata më e madhe e shëndetit në Izrael (HMO), tha para disa ditësh se ajo që po ndodh në Izrael duhet të shërbejë si referencë për vendet e tjera.

Kjo është një shenjë paralajmëruese shumë e qartë për pjesën tjetër të botës. Nëse mund të ndodhë këtu, mund të ndodhë kudo.

Izraeli është parë si model edhe nga SHBA-të, kur është fjala për dozën e tretë. Izraelitëve të moshës mbi 60 vjeç u rekomandohet një dozë e tretë, pavarësisht se janë vaksinuar pesë muaj më parë.

Megjithatë, të dhënat e fundit tregojnë se “mbrojtja e vaksinës Pfizer-BioNTech kundër sëmundjeve të rënda ka rënë ndjeshëm për të moshuarit që morën dozën e dytë në janar ose shkurt”, sipas The New York Times.

Në përballjen me variantin Delta, duket se edhe Izraeli e ka të vështirë betejën. Në fillim të korrikut, Ministrisë së Shëndetësisë në Izrael bëri të ditur se efektiviteti i vaksinës në parandalimin e infeksionit, i cili ishte mbi 90% para Deltës, kishte rënë në 64%.

Ndërkohë që numri i infeksioneve sa vjen e rritet dita-ditës, strategjia që duhet të ndjekin vendet e tjera duhet bazuar pikërisht në “skemën” që po ndjek atje varianti Delta.

Pamundësia e vaksinës për të parandaluar përhapjen vë në diskutim edhe praktikën e pajisjes me certifikatë vaksinimi, e cila po rekomandohet fort, madje deri në njëfarë mase edhe po imponohet, sidomos në vendet e Europës. 

Përgatiti: Gazmira Sokoli 

Share This Article