Rasti i parë me koronavirus në Gostivar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Gostivarë është paraqitur rasti i parë me virusin korona. Bëhet fjalë për një grua në moshën 40-vjeçare  e cila  para dhjetë ditësh është kthyer nga Gjermania.

Pacientja është izoluar në Repartin Infektiv në Gostivar ndërsa do dërgohet në Klinikën Infektive në Shkup. Po merren masat e duhura për izolim dhe testim të njerëzve me të cilët ka pasur kontakt e infektuara. Deri më tani në Gostivar janë testuar rreth njëzetë persona tjerë, ndërsa rezultatet e tyre janë negative.  Numri i  përgjithshëm i të prekurve nga  virusi korona në vend tashmë shkon në 43.

Ndryshe sot, Shtabi i krizave në Komunën e Gostivarit, në të cilën krahas përfaqësuesve të institucioneve, ishin edhe kryetarët e Komunës së Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushes, në krye me kryetarin e  Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka sjellë  këto konkluzione:

-Në mënyrë konsekuente të respektohen rekomandimet e Qeverisë dhe në përgjithësi të mos bëhet kompromis.

-Të gjitha institucionet ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre me qëllim që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi,

-Të zhvillohet strategjia për izolimin e rasteve potenciale me koronavirus dhe të sigurohen kushte të përshtatshme,

-Të ruhet nivel i lartë i higjienës në të gjitha institucionet shtetërore dhe komunale

-Lëvizja e qytetare të reduktohet në minimumin e mundshëm,

-Bashkëpunimi midis institucioneve të ngrihet në nivelin maksimal.

Gjatë ditës do të kontaktohet me pronarët e tregjeve dhe do të kërkohet prej tyre t’i mbyllin ekspoziturat, edhe pse nuk përfshihen në masa./Alsat/

Share This Article