Rasti Jeffrey Epstein, akuzueset padisin edhe dy gjigantët bankarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gratë që akuzuan sipërmarrësin e ndjerë financiar, Jeffrey Epstein, për abuzim seksual kanë ngritur një padi kundër Deutsche Bank dhe JpMorgan Chase & Co.

Në padinë e tyre, ato pretendojnë se dy gjigantët bankarë kanë lehtësuar operacionet e trafikimit seksual të manjatit, duke injoruar shenjat e aktiviteteve të tij kriminale.

Ankesat kundër dy bankave u depozituan në Nju-Jork.

Sipas “Wall Street Journal”, viktimat e Epstein synojnë të bashkojnë dy proceset dhe t’i japin jetë një procesi gjyqësor në grup kundër dy bankave, duke marrë një dëmshpërblim financiar të një shume ende të panjohur, por sigurisht të konsiderueshme.

Kujtojmë se Jeffrey Epstein kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019 në rrethana të dyshimta.

Share This Article