Rasti “Kajmaku”, Rama: KQZ provoi se nuk është vegël e partive, PS vërtetoi se nuk bëhet strehë e askujt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama, duke komentuar vendimin për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Po ashtu, Rama tha se “Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot me votë unanime heqjen e mandatit kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, pasi rezulton se mashtroi në formularin e dekriminalizimit.

Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria e Përgjithshme pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person./ATSH/

Share This Article