Rasti më i çuditshëm që keni parë në futboll, sulmuesi ia heq topin shokut dhe i mohon golin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje epike ka ndodhur në elitën e futbollit kanadez në ndeshjen mes Valor FC dhe HFX Wanderers.

Sulmuesi William Akio ka qenë protagonist, por jo si çdo herë me golat e shënuar.

Kësaj radhe kanadezi është bërë viral në gjithë botën pasi ia ka mohuar golin bashkëlojtarit të tij Alessandro Riggi, duke e hequr topin që po shkonte drejt rrjetës nga vija fatale e golit kundërshtar.

E gjitha ka ndodhur në minutën e 17-të të ndeshjes, kur Riggi pasi kaloi edhe portierit lëshoi topin që po shkonte drejt portës, derisa Akio e hoqi atë nga vija fatale duke shkaktuar polemika të mëdha tek bashkëlojtarët e tij.

Akio tani është bërë viral në rrjetet sociale, ku shumica nga komentet kanë qenë epike duke shkruar se sulmuesi ka xhelozuar për shokun e skuadrës.

Gjithsesi e mira ndodhi gjashtë minuta para fundit, kur Dyer shënoi për t’i dhënë fitoren minimale 1-0 Valor ndaj HFX Wanderers.  

Share This Article