Rasti “Zhvatja”, Boki 13: Çantën e mori Milevski, unë akuzohem

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I akuzuari i parë në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski në dëshminë e tij mbrojtëse tha se çanta Lui Viton e marrë nga shtëpia e Kamçevit asnjëherë nuk ka qenë në duart e tij por që të njejtën e ka marrë Zoran Milevski, raporton TVM2.

Jovanovski shpejgoi se atë ditë së bashku me Milevskin kanë qenë në shtëpinë e Kamçevit.

“Përderisa isha në dhomën e ditës, Milevski u zhduk, shkoi në një dhomë tjetër. Nuk erdhi për rreth gjysëm ore. U kthye me çantë në dorë të cilën e sillte me lehtësi sikur të ishte e zbrazët. Ishte e mbyllur, nuk pashë se çfarë kishte në të, nuk e kam prekur çantën. Nuk egzistojnë shenja të mija në të. Milevski e mori çantën me vete, ndërsa mua më la tek shtëpia e prindërve të mi,”.

Jovanovski edhe më tej ankohet se telefonit të tij celular nuk i është bërë ekspertizë e cila sipas tij do ti jepte tjetër kahje rastit. 

Ruskoska: Kemi dëshmi se ku përfundoi çanta

Prokurorja për ndjekjen e krimit  të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska, të cilën Boki e akuzoi pëe korrupsion, i hedh poshtë si të pavërteta edhe deklarimet e sotme të Jovanovskit.

“Ajo që ka të bëjë me çantën të cilën tha se e ka parë që e ka marrë Milevski dhe se pas 2 ditëve e ka kthyer,  them që në analizën e telefonit të tij cellular, ka fotografi dhe lokacion të saktë ku jetojnë prindërit e Jovanovskit, kohë e saktë, çanta është brenda. D.m.th kemi edhe kohë edhe lokacion që përputhet me atë që prej te Kamçevi çanta ka përfunduar në shtëpinë ku jetojnë prindërit e Jovanovskit dhe ajo dëshmi u prezantua dhe u dorëzua në gjykatë” – u shpreh Vilma Ruskoska, Prokurore në PNKOK.

Dukovski: Nuk kanë dëshmi, telefonit s’ju bë ekspertizë

Mbrojtja  tha se telefoni celularë mund të përmbaje edhe dëshmi për atë për të cilën Jovanovski akuzon Ruskoskën por që nuk mund ta dëshmojë pasi që nuk është bërë ekspertizë e telefonit. Mohon të ketë dëshmi inçizim se Jovanovski e ka marrë çantën në shtëpinë e pribdërve të ti.

“As në ëndërr fotografi.A e dini çfarë ka unë ju them ,ka stacion bazë atë që e tha i akuzuari ,kur e ka kthyer në shtëpi.Çfar çante ,çfar inçizimi ,I dënuari as që ka shkuar lart tek shtëpia e ka lënë aty.Unë pash atë që më është dhënë nëse prokuroria ruan ndonjë xhoker tani kur më nuk mund të propozojë dëshmi ,nuk di.Inçizim i tillë nuk egziston,me përgjegjësi po ua them” – deklaroi Avokati mbrojtës, Sasho Dukovski.

E pyetur përse nuk ka ftuar Milevskin si dëshmitar , Ruskoska tha se ka dëmi të mjafteshme për këtë rast . Por  mbrojta e  Jovanovskit këmbëngul se në këtë rast mungojnë pikërisht dëshmitë.

Share This Article