Ratifikimin e kandidaturës së Suedisë në NATO, Viktor Orban: Mund ta nënshkruajmë në pranverë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Hungarian Prime Minister Viktor Orban delivers his annual State of the Nation speech, in Budapest, Hungary, February 17, 2024. Szilard Koszticsak/Pool via REUTERS

Parlamenti hungarez mund të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO kur të mblidhet për sesionin e ri pranveror gjatë këtij muaji.

Lajmi është bërë i ditur na kryeministri Viktor Orban.

“Është një lajm i mirë që mosmarrëveshja jonë me Suedinë do të zgjidhet së shpejti. Ne po shkojmë në drejtimin që në fillim të seancës pranverore të parlamentit të mund të ratifikojmë pranimin e Suedisë në NATO”, tha ai.

Parlamenti hungarez mblidhet përsëri më 26 shkurt. Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n gati dy vjet më parë në një ndryshim historik në politikë të nxitur nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia.

Orban tha se ai dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson kishin ndërmarrë hapa “për të rindërtuar besimin” midis dy vendeve të tyre, megjithëse nuk specifikoi se cilat ishin këto hapa.

Hungaria është i vetmi vend i NATO-s që nuk e ka ratifikuar ende kërkesën e Suedisë, një proces që kërkon mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s.

Vonesa ka acaruar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe ka ngritur shqetësime midis aleatëve të saj.

Share This Article