Trajneri i Lazio, Italiani Maurizio Sarri, ka reaguar ashpër për organizimin e Kupës së Botës në dimër.
Duke folur në konferencën për mediet pas fitores 1-0 ndaj Monza-s, tekniku theksoi se fakti që do luhet në dimër e sheh si fyerje ndaj futbollit.
“Unë e shoh si fyerje për futbollin”,- kështu e përcaktoi Sarri pushimin e shkaktuar nga Botërori në Katar, i cili duhet të luhet në këtë periudhë të vitit për shkak të temperaturave të larta në vendin aziatik.
Në këtë pikë të kalendarit për trajnerin është prishur e gjithë dinamika e ekipit dhe gara do të ndalet deri në fund të dhjetorit.
Lazio e tij i ka bërë një nisje të shkëlqyer kampionatit, ku pas 14 ndeshjeve të para e sheh veten në vendin e dytë, me 30 pikë të grumbulluara.