Reagimi i Beckham pasi djali Romeo kopjon modelin e flokëve të rruara nga vitet e tij të rinisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Legjenda angleze e futbollit, David Beckham, ka reaguar në rrjetet sociale, pasi djali i tij, Romeo, vendosi ta kopjonte modelin e paharrueshëm të flokëve nga fillimi i viteve 2000.

Lojtari i dikurshëm i Manchester Unitedit u shndërrua në një ikonë globale të stilit prej se u bë pjesë e ekipit të parë në Old Trafford dhe është ndjekur nga të rinjtë në gjithë botën ndër vite për modelet frymëzuese të flokëve.

Djali i tij 20 vjeçar, i cili iu bashkua ekipit B të Brentfordit këtë verë, e ka imituar babanë e tij të famshëm.

Romeo e ka publikuar një fotografi në InstaStory duke e falënderuar floktarin që i ndihmoi ta rikthente modelin e babait të tij.

Ndërkaq, në reagimin e tij, Beckham e ka miratuar këtë veprim duke i thënë se duket bukur.

Kjo nuk është hera e parë që Romeo e imiton babanë e tij me stilin e flokëve. Edhe në vitin 2021 ishte bërë biond platin sikurse David në vitin 2007.

Share This Article