“Reagimi i Berishës, shenjë shumë e keqe”/ Bamir Topi: S’është më ai që ka qenë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti i vendit, Bamir Topi, ka folur me rezerva për kreun e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, pas rezultatit të zgjedhjeve vendore.

Topi e cilësoi si shenjë të keqe reagimin e ftohtë të Berishës, ndërsa deklaroi se nuk sheh shenja reflektimi dhe dhimbje nga ana e këtij të fundit.

Ish-Kreu i Shtetit tha në një intervistë me Marsela Karapançon se kreu i PD-së nuk është më i njejti me atë që ka njohur.

“Gjithçka ishte e paralajmëruar, por kurrsesi në këto përmasa. Pavarësisht raporteve politike, e përcolla me dhimbje të gjithën sepse rezultatet në një farë mënyrë janë paralajmërim që gjërat nuk do të qëndrojnë kështu.

Gjendja është e zymtë. Nuk shoh shenja reflektimi në deklaratat e aktorëve politikë, i referohem zotit Berisha që e përcjell këtë situatë pa dhimbje, me një ftohtësi akull, nuk është më Berisha që kam njohur dhe kryetari i PD-së, që së bashku kemi kaluar shumë situata elektorale.

Sipas meje, të kesh një reagim të ftohtë, do të thotë që e prisje një rezultat të tillë dhe më e rënda, që çka ndodh lë të ndodhë sepse un kam një qëllim, të qëndroj, të mos reagoj siç do reagonte çdo politikan në botë. Vijojnë me retorikat, mi vodhën, është retorikë e ezauruar.

Nuk shoh të ketë shqetësim, do të thotë nuk ka më shpresë. Rezultati ishte kudo i tillë, këta njerëz nuk analizojnë, nuk reflektojnë. Berisha është inteligjent, njeri me shumë eksperiencë, por reagimi i tij i akullt e pa emocion është një shenjë shumë e keqe”, deklaroi ish-presidenti.

Share This Article