Reagimi i Ramush Haradinajt pas rrëzimit të qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ka besim të plotë që institucionet e reja do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

Ai tha se ky votim, me 82 vota për, dëshmon se Kushtetuta dhe Kuvendi funksionojnë.

“Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës”, ka shkruar ish-kryeministri Haradinaj në facebook.

Share This Article