ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 13 hours ago
“The King” 14 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 14 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 14 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Reagon Basha: Janë marrëzira, PD është e hapur, nuk bëhet bunker

albnews by albnews
6 January, 2022
in Albania
0
Reagon Basha: Janë marrëzira, PD është e hapur, nuk bëhet bunker
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Partinë Demokratike po bëhen punime, ndërsa këto punim janë komentuar si një “blindim” i selisë pak ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha kundër Lulzim Bashës.

Shumë përfaqësues të Sali Berishës kanë tentuar të hyjnë në selinë blu, por nuk kanë mundur për shkak se dyert kanë qenë të mbyllura. Së fundmi në rrjet po qarkullojnë foto ku shihet se korridoret e PD janë bllokuar me dyer të hekurta ndërsa duke folur për fortifikimin e PD-së, Basha e ka cilësuar këtë si një marrëzi.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Më tej kreu i PD-së, duke folur në “Open”, ka hedhur akuza ndaj Berishës duke thënë se po i përdor demokratët si mish për top.

Pyetje: Viti 2022 e ka gjetur Partinë Demokratike me dyer të mbyllura, apo të blinduara, me një oborr të zbrazur. Pamjet e fundit janë të një dere të blinduar që thuhet që  është e zyrës tuaj. Çfarë po ndodh?

Lulzim Basha: Keni harruar që të tregoni që kemi edhe tanke në bunker, edhe helikopterë të tarracë, kemi edhe snajperë, edhe marinsa mbrapa në aneks. Këto jaë të gjitha marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri në Shqipëri, shqiptarët i gjen me një ngjarje të tillë të servirur ndërkohë që ata përballen me probleme reale, rritja e çmimeve, varfëria, ekonomia, papunësia,  emigracioni. Këto janë problemet e atyre që na ndjekin në këto momente dhe jo përpjekja e një njeriu për të marrë peng Partinë Demokratike, për ta kthyer atë në një bunker për të instrumentalizuar demokratët e  dëshpëruar nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe për t’i përdorur si mish për top për interesat e tij. Ndërsa të tjerat janë thjesht manipulime. Asgjë s’ka ndryshuar, në zyrën time mund të vini që nesër për një kafe ta shikoni që është e njëjta që ka qenë.

Pyetje: Kjo foto që ka dalë në media nuk është reale? Pra thuhet që kjo portë e blinduar është e zyrës tuaj.

Lulzim Basha: Jo, nuk është porta e zyrës time, se nga zyra ime sapo dola dhe mund tl vish nesër ta verifikosh. Pastaj se çfarë ndodh në podrumet e Partisë Demokratike, çfarë ndodh në tarraacën e Partisë Demokratike, ato që janë thënë janë përtej imagjinatës së shfrenuar të çdokujt. Arsyeja është fare e thjeshtë, krijohet ideja, pra imazhi që Sali Berisha ka faktikisht për Partinë Demokratike, ta kthejë  atë në një bunker për interesat e veta. Partia Demokratike, në fakt, ka një tjetër interes, të jetë e hapur për të gjithë demokratët, çor kurrë mos të kthehet në një bunker për interesat e një njeriu të shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shoqëruar nga të tjerë non-grata që duan ta përdorin shtëpinë e lirisë për interesat e tyre personale, aq më keq për hallet e tyre personale, në raport me non-gratat apo në raport me drejtësinë.

Eni Vasili: E kuptoj. Mblshtetësit e zotit Berisha gjithësesi thonë që ju po fortifikoni Partinë Demokratike, selinë e Partisë Demokratike, që mos lejoni aty hyrjen e mbështetësve të Sali Berishës dhe Berishës vetë. Ka të vërtetë në këtë gjë?

Lulzim Basha: Tani më dëgjoni, edhe nëse Salo Berisha do të ishte sot kryetar i Partisë Demokratike, edhe po të mos kishte mure Partia Demokratike, prap ai do të ishte njeriu më i vetëm, sepse demokratët e kanë kuptuar, e kanë kuptuar. Shikoni, para dy ditësh apo para tre ditësh, në qoftë se nuk gabohem, kam takuar një demokrat nga Tropoja, i cili më tha që në fillim tha kur filloi, pak a shumë domethënë në qoftë se e perifrazoj ashtu siç duhet, kërkoj ndjesë në qoftë se nuk e perifrazoj tamam siç ma tha, mu duk tha se po i bini në qafë Sali Berishës, pastaj e kuptova që ky njeri ka një hall, kishte një hall, një hall shumë të madh. Dhe kjo është historia e qondra demokratëve, të cilët u nisën me të vërtetë duke dëgjuar një retorikë, që u nis për demokratizimin e Partisë Demokratike, e për shumë e shumë parime të tjera dhe përfundoi si një betejë, ashtu siç Sali Berisha premtoi që nuk do ta bënte, por që në fakt e bëri, një e besë e thyer me demokratët. Dhe në qoftë se ka një besë të thyer është besa e dhënë nga Sali Berisha që nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike në betejën e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi qeveria Amerikane e shpalli non-grata dhe tani ajo që shikoni dhe që do vazhdoni të shikoni në ditët e ardhshme është fundi i palavdishëm i kësaj lëvizje, e cila në thelb do të shkatërrojë Partinë Demokratike si një institucion demokratik me rregulla, të cilat garantojnë funksionimin demokratik të partisë, ta zhvendosë nga misioni që është përballja me regjimin e Edi Ramës në të gjitha rrafshet, në rrafshin politik, në rrafshin e masakrës zgjedhore, në rrafshin parlamentar, në rrafshin ekonomik, në rrafshin e një përditshmërisë dhe ta kthejë në një strehë, në një mburojë për non-gratën që i është shpallur atij dhe për njerëzit që e rrethojnë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result