Pas deklaratës së misionit të Këshillit Evropian për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në Twitter Basha shkruan se përshëndet deklaratën e këtij misioni i cili theksoi se nuk pati zgjedhje.
Basha shtoi duke shkruar se beteja më jetike është që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30/06 nuk pati zgjedhje,se pushteti vendor sot nuk është pluralist, dhe as i qytetarëve. Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ti kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore”, tha Basha.
Delegacioni i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës e dha dje këtë lajmin për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, duke nënvizuar se nuk ishin promotore dhe ndihmuese për forcimin e demokracisë në vend.
Ky delegacion mbajti një vizitë 3-ditore në vendin tonë në lidhje me zgjedhjet vendore të datës 30 qershor dhe pas kësaj vizite pritet publikimi i një raport gjithëpërfshirës për këtë çështje./Ora News/