Reagon Gjosha: Liria e medias kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar në lidhje me deklaratën e raporterit për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennah.

Ky i fundit ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë tërheqjen nga Ligji i Shpifjes. Gjosha ka shkruar se liria e medias është një kusht i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë drejt BE, teksa ka shtuar se cënimi i fjalës së lirë është përpjekje për izolim.

Raporteri për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennah, i ka bërë thirrje sot Kuvendit të Shqipërisë për të hequr dorë nga ndryshimet që Kryeministri ka propozuar për ligjin e shpifjes.

Rikujtoj se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë por edhe një tregues i nivelit të demokracisë në vend. Cdo përpjekje për të cënuar lirinë e fjalës, është një përpjekje për të izoluar Shqipërinë!”, ka shkruar Gjosha.

Share This Article