Deputeti i Koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, (Forca-UDSH-ASH), njëherësh edhe nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, reagoi lidhur me gjobitjen e Irfan Damnorit për valvitjen e Flamurit Kombëtar në Krajë. Në reagimin e Nimanbegut, ndër të tjera thuhet se përgjigja e tyre njerëzore dhe politike e shqiptarëve të vendosur do të jetë e tillë që Domnori të ndihet krenar me ta.
“Irfan Domnori, miku im shumë vjeçar, njeri atdhetar dhe përkrahësi i çdo aktiviteti ynë kulturor, sportivë, kombëtar është dënuar nga Gjykata e Tivarit, për valvitjen e Flamurit Kombëtar. Pasi që fola me të mbi rastin e djeshëm më dha një qetësi që unë nuk e kisha pasi që shumë nga ju më njoftuat për këtë rast. “Për mua është nder të më dënojnë për Flamur” – më tha Irfani Po postoj fotot nga arkivat e përbashkëta me Irfan Domnorin, trimin dhe shokun tim të nderuar! Kurse përgjegja jon njerzore dhe politike e Shqiptarëve të vendosur do të jetë e tillë që ai të ndihet krenar me në!”, deklaroi Nimanbegu.