Reagon OBSH: Largimi i SHBA-së nuk është ajo që njerëzimi ka nevojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjithë liderët botërorë të të gjitha kombeve duhet të punojnë së bashku për t’u marrë me këtë virus, pasi largimi i SHBA nga organizata jonë  nuk është ajo që njerëzimi ka nevojë në këtë moment, deklaroi për BBC-në, David Nabarro, përfaqësues special i OBSH-së.

“Bota po përballet me një krizë serioze shëndetësore dhe kam frikë se do të përkeqësohet shumë në gjashtë muajt e ardhshëm”, shtoi ai.

”Ne kemi ende shumë për të mësuar rreth këtij virusi dhe si përballeni me të dhe duket vërtet e pakëndshme se si vendi më të rëndësishme për sa i përket madhësisë së buxhetit të OBSH-së, ka vendosur të tërhiqet”, tha Nabarro.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka tërhequr zyrtarisht SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, të cilën e akuzon për keqmenaxhim të pandemisë së Covid-19.

”Kongresi ka marrë njoftim se presidenti ka hequr zyrtarisht SHBA-në nga OBSH-ja, në mes të një pandemie”, shkroi në Twitter Robert Menendez, anëtari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit.

Trump njoftoi, gjithashtu, edhe një ndërprerje të fondeve për organizatën.

Share This Article