Reagon Pandeli Majko: Vuçiç përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shtetit për Diasporës, Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratave të fundit të Presidentit Vuçiç, ku e ka cilësuar si të papërgjegjshëm deklaratën e këtij të fundit për ‘konfliktin e ngrirë’ me Kosovën.

Majko thotë se Vuçiç me atë frazë ka përcaktuar se konflikti i Serbisë me shqiptarët nuk ka përfunduar ende.

Për të kjo është një shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian

Postimi i Majkos:


KOMENT
Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!


Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)


Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.


Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!

Share This Article