Reagon PD: Basha nuk e ka etiketuar anëtarësinë si anti-amerikane, trillime të qëllimshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me disa lajme që kanë qarkulluar sot kundrejt mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar

PD bën me doje se kryetari Basha nuk e ka etiketuar anëtarësinë, si antiamerikane, duke shtuar se ky është një keqpërdorim i qëllimshëm.

Në deklaratë shtohet se Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike.

PD: Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.

Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cenojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.

Share This Article