ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri 8 hours ago
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria 10 hours ago
Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë 12 hours ago
Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë 14 hours ago
Italia nderon Silvio Berluskonin, Aeroporti i Malpensës do të mbajë emrin e tij 17 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Reagon PD: Edi Rama është i vetmi person i lidhur me krimin

albnews by albnews
15 February, 2019
in Albania
0
Reagon PD: Edi Rama është i vetmi person i lidhur me krimin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i është përgjigjur deklaratës së Policisë së Shtetit për protestën e 16 shkurtit, ku thuhej se ka informacione se në këtë protestë do të marrin pjesë persona me rekorde kriminale

Bardhi e cilësoi këtë deklaratë e tij si qesharake, ndërsa shprehet se kryeministri Edi Rama është i vetmi person i lidhur me krimin.

“Jam sot këtu, në emër të Partisë Demokratike, për të lajmëruar Policinë Politike të frikacakut Edi Rama se ka vetëm një person të lidhur me krimin, që është i interesuar dhe i përgatitur për të ushtruar dhunë. Ai quhet Edi Rama”, theksoi Bardhi.

RelatedPosts

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Paradoksi, ekonomia rritet, por punësimi u tkurr me 20 mijë persona në 3-mujorin e tretë

Deklarata e plotë:

Jam sot këtu, në emër të Partisë Demokratike, për të lajmëruar Policinë Politike të frikacakut Edi Rama se ka vetëm një person të lidhur me krimin, që është i interesuar dhe i përgatitur për të ushtruar dhunë. Ai quhet Edi Rama. Thirrjet e policisë që ne të distanohemi nga ata që inkurajojnë dhunë apo nga personat me rekorde të rënda kriminale janë sa qesharake, aq edhe kriminale.

Partia Demokratike nuk ka nxitur kurrë dhunë dhe as nuk ka patur në rradhët e saj njerëz të krimit! Persona me rekorde të rënda kriminale nuk janë mes nesh, nuk janë mes protestuesve, por janë në qeveri dhe me qeverinë.

Njoftojmë Policinë Politike se as shtetasi Vangjush Dako, as shtetasi Saimir Tahiri, as shtetasi Arben Ndoka, as shtetasi Armando Prenga, as shtetasi Mark Frroku, as shtetasi Artur Bushi, as shtetasi Artur Bardhi, as shtetasi Elvis Roshi, as shtetasi, Jurgis Çyrbja, as shtetasi Fatmir Xhafaj, nuk do të jenë në protestë. Ndërsa shtetasit Edi Rama dhe Damian Gjiknuri do të jenë në Vlorë, në një antimiting, ku administrata është detyruar forcërisht të marrë pjesë.

Në shesh do të jetë Populli i vjedhur dhe i varfëruar nga kjo bandë kriminale, duke protestuar kundër kësaj bande kriminale!

Gjithashtu, njoftojmë Policinë Politike se asnjë nga rrugët në Tiranë nuk është më e rëndësishme se hapja e rrugës për të ardhmen, të cilët shqiptarët do ta realizojnë nesër me bashkimin më të madh pas pluralizmit politik. Rrugën tonë nuk ka fuqi të na e bllokojë! Aq më pak një polici e keqpërdorur nga një kryeministër frikacak apo akoma më keq, një polici që u përdor nga trafikantët e drogës për ta bërë Shqipërinë Kolumbinë e Europës.

Se ku do të protestojë populli këtë e vendos populli dhe jo Policia Politike e kryeministrit të dalë boje në sytë e shqiptarëve dhe të partnerëve ndëkombëtarë.
Edi Rama dhe Policia Politike e dinë se numërimi mbrapsht ka filluar dhe se asgjë nuk mund ta ndalë dot popullin! Të bashkuar ne do të jemi të gjithë në shesh për ta çliruar vendin nga e keqja!

Ndryshimi është në dorën e shqiptarëve të bashkuar dhe, që nga nesër, të gjithë bashkë, nuk do të lejojnë më një bandë të vendosë për ta, por do ta marrin fatin në duart e tyre!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

12 December, 2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

12 December, 2025
Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë

Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë

12 December, 2025
Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

12 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result