Reagon Ragmi Mustafa: Aspiratat tona të përbashkëta nuk forcë që i ndal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi ka reaguar pas refuzimit që Serbia i ka bërë katër ministrave të Kosovës për të vizituar Luginën e Preshevës.

Mustafi ka shkruar se refuzimi shpërfaq tendencën e Serbisë për të pamundësuar bashkëpunim për festën e 28 Nëntorit.

“Refuzimi i kërkesës për të vizituar Luginën e Preshevës të ministrave të Republikës së Kosovës – Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrulla Çeku nga Serbia nuk mund të gjykohet ndryshe, përveç mendësi e sistemit aktual në Serbi. Ky refuzim si i tillë shpërfaq në mënyrë të natyrshme tendencën për të pamundësuar jo vetëm thjeshtë vizitën, por në radhë të parë për të pamundësuar bashkëpunimin e bashkërendimin e drejtpërdrejtë si dhe bashkëfestim e Festës së Flamurit 28 Nëntorin”, ka shkruar Mustafi.

Ai është shprehur i indinjuar me refuzimin e Serbisë për vizitë.

“I indinjuar thellë, ndjejë keqardhje për ripasqyrimin e mentalitetit të shekullit të kaluar dhe pengimin e mundësisë për të bashkëbiseduar e festuar me miqtë e bashkëkombasit ministra. Po një është e sigurt, aspiratat tona të përbashkëta nuk forcë që i ndal”, ka shkruar ai.

Share This Article