Pas denimit me 7 vjet burg ndaj Abdulfetah Alimit ka reagur kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, të cilit Alimi ia shptoi jetën nga turma e tërbuar e nacionalistëve maqedonas në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017.
Me anë të një komenti në Facebook pas shqiptimit të aktgjykimit prej 211 vjet burg për 16 nga të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme të natës së 27 prillit, Sela e porosit Abdulfetahun se më shumë do të kishte dashur të mos kishte dalë gjallë atë natë nga Kuvendi, sesa që e përjetoi turpin e dënimit të sotëm të njeriut që i shpëtoi jetën.
Postimi i Selës:
Në një ndejë me Fetain më pat thënë: “Nuk shqetësohem shum për
dënimin sa shqetësohem për faktin qê po më fusin në një thes me kriminelët…”
Miku im, krimi yt i vetëm është se femijët e mi akoma kanë mundësinë tê
thërrasin babanë e tyre dhe unë tju përgjigjem. Ti bëre “mëkatin” e ruajtjes së
jetës. Ti je në burg sepse un jam gjall, prandaj ti ska se si të jesh si ata që
më deshën të vdekur. Si ata që sot janë të lirë por me duar e me këmbë të
zhytur në krim. Po po janë të lirë, biles edhe me pozicione qeveritare.
Nqs dikush nëpërmjet dënimit tënd don të tregoj simbolikën se regjimi i kaluar
kishte dy komponentë edhe maqedon edhe shqiptar, ti nuk je kjo simbolikë. Ti je
simbolika e shqiptarit të zakonshëm që e don jetën, që e don lirinë. Ti je
simbolika e shqiptarit që i montohen akoma procese politike. Je simbolika e
gjyqsisë së politizuar dhe me dy standarde. Simbolika e regjimit te kaluar
smund te jetë Fetai por është Aliu me Nikollën. Ti dhe dënimi yt sot po që jeni
simbolika e regjimit të tanishem të Aliut dhe Zoranit.
P.S. E rëndë sot dita Feta! Më mirë kurrë mos i kisha hapur sytë në mbrëmjen e 27 prillit sesa të jetoj këtë turp. Po, ti je fajtor. Ke fajin që un sot ndihem me fajin e pafuqise për të të ndihmuar. Ke fajin që jam gjall.