Reagon UEFA pas gol brilant të Milot Rashicës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Faqja zyrtare e UEFA në gjuhen gjermane në rrjetin social Twitter nuk ka mundur të përbahet por të reagojë për formën e jashtëzakonshme të Milot Rashicës këtë vit, pas golit të kosovarit në Kupën e Gjermanisë.

Milot Rashica e frymëzoi Werder Bremenin drejt arritjes në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 2:0 kundër Schalkes në Gelsenkirchen të mërkurën mbrëma.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës e mbështeti pohimin se është njeriu më në formë i Bremenit këtë vit, duke e realizuar golin e nëntë në vitin 2019, kur e bombardoi portën e Nubel në minutën e 65-të për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi, raporton Gazeta Express.

Anësori i Kosovës Rashica tani ka dy gola në tri paraqitje për Bremenin në kupë, derisa në total i ka realizuar nëntë gola në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë vit. 

Pikërisht këtë ua ka kujtuar faqja e UEFA-s në gjuhën gjermane ndjekësve të vet në Twitter:

“Rashica në vitin 2019: 11 paraqitje, 9 gola”. 

Share This Article