Real Betisi largon nga tabela e La Ligës Atleticon, Realin dhe Barcelonën shkaku i Superligës Evropiane

albnews
By
1 Min Read

Real Betisi ka shprehur acarimin e tyre për idenë e Superligës Evropiane në një mënyrë tërësisht befasuese.

Skuadra spanjolle nuk e ka mirëpritur vendimin e tre klubeve të mëdha nga La Liga për të krijuar një ligë tjetër.

Betisi e sheh këtë vendim si vetjak dhe që duan të përfitojnë vetëm për interesat e tyre, duke lënë në baltë ekipet e tjera spanjolle.

Kështu, klubi spanjoll ka larguar nga renditja tabelare Atletico Madridin, Real Madridin dhe Barcelonën.

Aty janë vendosur Sevilla, Villareali dhe Betisi, vende këto që u sigurojnë kalimin në Ligën e Kampionëve.

Share This Article