Real Madrid mbetet një fuqi ekonomike. Pavarësisht se nuk arriti të fitonte thuajse asgjë, përveçse Kupës së Mbretit, klubi spanjoll e ka mbyllur me bilanc pozitiv sezonin e shkuar.
Në një reagim për mediat, që e akuzonin se kishte pësuar humbje të mëdha, ‘mbretërorët’ konfirmuar se ka ndodhur totalisht e kundërta. Sipas Real Madrid, klubi ka fituar 12 milionë euro në sezonin e shkuar, pa llogaritur këtu transferimet e lojtarëve, që arritën në 834 milionë euro, 17% më shumë se një vit më parë.
Ndërkaq, për herë të parë, Real Madrid tejkaloi të ardhurat para pandemisë, me 757 milionë euro në sezonin 2018-2019. Borxhi neto mbetet negativ, ku ka arritur një pozicion neto të likuiditetit prej minus 47 milionë euro.
Gjithsesi, sipas kësaj deklarate, Real Madrid mban një situatë solide financiare me vlerë neto prej 558 milionë euro dhe të gatshme për shpenzime shifra prej 128 milionë euro. Të gjitha këto të dhëna tregojnë gjendjen e fortë financiare dhe aftësinë që klubi ruan pavarësisht pandemisë. Sa i përket taksave dhe sigurimeve shoqërore të sezonit të shkuar, fatura financiare e Real Madrid shkoi në 342 milionë euro.