Real Madrid merr vendimin, Ancelotti do të largohet në fund të sezonit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“The Athletic” raporton se Carlo Ancelotti do të largohet në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Real Madridit, edhe pse kontrata e tij skadon qershorin e vitit të ardhshëm.

Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Real Madrid dhe tekniku italian kanë rënë dakord që të mbyllin bashkëpunimin në fund të sezonit aktual. Edhe nëse ndodh që Reali të fitojë La Ligën dhe Kupën e Mbretit, Carlo Ancelotti do të largohet sërish.

Megjithatë, për Carlo-n nuk do të ketë pushime të gjata, pasi interesi për të është shumë i madh, por e ardhmja e tij me shumë gjasa do jetë në Brazil. Italiani do të marrë drejtimin e 5 herë kampionëve të botës, ku synimi kryesor është padyshim suksesi dhe ngritja e trofeut në Botërorin e vitit 2026.

Përsa i përket Realit, trajneri i ri sipas të gjitha gjasave do të jetë Xabi Alonso, i cili do të ndahet me Leverkusen me përfundimin e sezonit dhe do të rikthehet në Madrid, këtë herë jo më si lojtar, por si trajner.

Share This Article