Real Madrid ndan rrugët me Xabi Alonso, ish-shoku i tij i ekipit i zë vendin në stolin e “Los Blancos”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xabi Alonso nuk do të jetë më trajneri i Realit të Madridit. Florentino Perez nuk e ka falur aspak humbjen e Superkupës së Spanjës përballë Bacelonës mbrëmjen e djeshme, me rezultatin 3-2.

“Los Blancos” kanë zyrtarisht ndarjen me trajnerin spanjoll me pëlqim të ndërsjellë, pavarësisht se pozita e Alonsos dukej e stabilizuar pas një serie rezultatesh pozitive në fillim të vitit 2026.

Alonso, i cili mori drejtimin e Los Blancos në qershor 2025 pas suksesit të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusen, nuk arriti kurrë të fitonte plotësisht mbështetjen e dhomës së zhveshjes.

Tensionet e raportuara me Vinicius Junior për kohën e lojës, së bashku me rezultate të paqëndrueshme në LaLiga që e lanë Realin pas Barcelonës në garën për titull, e vunë trajnerin spanjoll nën presion të vazhdueshëm.

Në deklaratën zyrtare, klubi falënderon Alonson për përkushtimin dhe thekson se ai do të mbetet gjithmonë një legjendë e Real Madridit.

“Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, thuhet në njoftim.

Vendin e tij sakaq e merr Alvaro Arbeloa, një tjetër legjendë e klubit galaktik dhe ish-bashkëlojtar i Alonsos tek Real Madrid dhe Liverpool, i cili deri tani drejtonte ekipin B. Arbeloa është pjesë e strukturave të klubit që nga viti 2020 dhe ka pasur sukses të konsiderueshëm me ekipet e moshave, duke fituar disa tituj dhe kupa.

Emërimi i Arbeloas shihet si një lëvizje drejt stabilitetit dhe rikthimit të harmonisë në klub, ndërsa tifozët presin të shohin nëse ai do të arrijë të ndryshojë rrjedhën e sezonit për gjigantët madrilenë.

Share This Article