Real Madrid pranë marrëveshjes me titullarin e Liverpool-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trent Alexander-Arnold dhe Liverpool nuk do të rinovojnë kontratën mes tyre dhe në këto kushte lojtari do të largohet nga “Anfield”. Por tashmë sipas “Marca” bëhet me dije se anglezi ka vendosur ku do të vazhdojë karrierën.

Kështu Alexander – Arnold ka arritur marrëveshjen paraprake me Real Madrid për t’u tranferuar në La Liga. Mbrojtësi dhe madrilenët janë dakortësuar mes tyre dhe tashmë mbetet të mësohet më shumë mbi detajet e marrëveshjes mes tyre.

26-vjeçari do të kalojë si lojtar i lirë dhe kjo bën që “Los Blancos” të përforcojnë kështu repartin e prapavijës. Ndërkohë kujtojmë se mrojtësi ka luajtur në 39 ndeshje zyrtare ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar edhe 7 asiste.

Share This Article