Real Madridi fiton El Clasicon në Camp Nou

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou, mysafirët arritën ta fitojnë takimin me rezultat 3-1.

Pjesa e parë e El Clasicos është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, derisa në pjesën e dytë, skuadra e Zinedine Zidane mori ndeshjen në dorë.

Në minutën e 63-të, VAR-i ia siguroi një penallti Los Blancos dhe nga pika e bardhë ishte i saktë Sergio Ramos, për rezultatin 2-1

Ndërsa, në minutën e 91-të të ndeshjen, Neto shkaktoi një gabim duke ia mundësuar Luka Modricit t’i kalojë disa lojtarë dhe të shënojë golin e tretë në ndeshje.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi renditet vendin e parë me 13 pikë, derisa Barcelona është në vendin e 10 me 7 pikë.

Share This Article