Real Madridi kampion i Spanjës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi është kampion i Spanjës në futboll.

Reali të enjten mbrëma fitoj 2:1 ndaj Villarrealit dhe kështu mori pikët që i duheshin për të siguruar titullin e 34-t nacional.

Një xhiro para fundit Reali udhëheq në tabelë me 86 pikë. Barcelona është e dyta me 79 pikë, e cila kishte fituar titullin në edicionin e kaluar.

Karim Benzema shënoi dy golat në fitoren ndaj Villarrealit. Ai realizoi për 1:0 në minutën e 29-të kurse për 2:0 shënoi nga penalltia në minutën e 77-të. Vincente Iborra vendosi rezultatin përfundimtar, 2:1, në minutën e 83-të.

Real Madridi titullin e fundit e kishte fituar në vitin 2017. Më pas dy tituj rresht i fitoi Barcelona. Barcelona të enjten pësoi nga Osasuna me rezultatin 2:1.

Share This Article