Real Madridi ka shënuar fitore si mysafir i Chelseat në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1.
Ndeshja nisi furishëm me raste nga të dyja palët, kur Vinicius Junior rrezikoi i pari, ndërsa atij iu përgjigj Recce James.
Goli i parë erdhi në minutën e 21-të, kur një kombinim i bukur mes Vinicius dhe Karim Benzemas solli epërsinë e Los Blancos, me francezin që shënoi me kokë për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me të njëjtin autor.
Vetëm tre minuta më pas Benzema, sërish me kokë shënoi për 2-0 pas asistimi të Luka Modric.
Por në minutën e 40-të, Chelsea u kthye në lojë, kur Jorginho asistoi te Kai Havertz që shënoi për 2-1.
Pjesa e parë sa i përket mbajtjes së topit ishte në anën e Chelseat, ndërsa rastet dhe goditjet në portë ishin në të mirë të Real Madridit.
Me të filluar pjesa e dytë Karim Benzema kompletoi het-trikun me një gol që vetëm ai di ta shënojë.
Sikurse ndaj PSG-në, sulmuesi shkoi pas topit edhe pse ai ishte në këmbët e portieri Edouard Mendy, duke përfituar nga një pasim i gabuar i tij për ta quar topin në rrjetë për 3-1.
Ylli francez po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin dhe tre golat e ndeshjes së sotme po e tregojnë këtë gjë.
Chelsea u lësua në sulm pas golit të tretë dhe Cesar Azpilicueta gjuajti bukur në minutën e 50-të, por Thibaut Coutuois me një pritje të madhe nuk pranoi gol.
Thomas Tuchel futi në lojë edhe Romelu Lukakun, i cili kishte dy raste të mira me kokë, por që nuk e qëlloi cakun.
Pas tij edhe Mason Mount rrezikoi, ku goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 84-të, Recce James gjuajti, por sërish Coutuois ishte në vend, duke ia mohuar golin.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Real Madridi mori një fitore të madhe para ndeshjes kthyese, duke bërë një hap gjigant drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.