Real Madridi merr vetëm një pikë ndaj Sociedadit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vinicius Junior ka shënuar gol të vonshëm për të shpëtuar Real Madridin nga disfata. Të hënën mbrëma në ndeshjen përmbyllëse të xhiros së 25-të të La Ligas spanjolle, Reali luajti 1:1 në shtëpi me Real Sociedadin.

Sociedadi po shkonte drejt fitores, por pas një aksioni të rrjedhshëm, Vinicius barazoi shifrat në minutën e 89-të. Ai shënoi pas asistimit të Lucas Vazquezit. Sociedadin në epërsi e kaloi Cristian Portu, që realizoi gol të bukur me goditje me kokë në minutën e 55-të.

Barazimi është goditje për synimet e Real Madridit për të fituar titullin. Reali mbetet i treti me 53 pikë, sa i ka edhe Barcelona në vend të dytë. Në tabelë udhëheq Atletico Madridi me 58 pikë. Atletico po ashtu ka një ndeshje më pak të luajtur.

Adnan Januzaj qëndroi në stol te Sociedadi të hënën.

Share This Article