Real Madridi ndalet nga Getafe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi është ndalur me një barazim pa gola nga Getafe, duke e bërë një hap mbrapa për titull në La Liga, sepse tani ngel tri pikë pas liderit, Atletico Madrid, dhe i jep mundësi Barcelonës ta kalojë në vendin e dytë.

Real Madridi udhëtoi drejt Getafes me plot tetë mungesa të mëdha dhe i shpëtoi humbjes falë pritjeve të portierit Thibaut Courtois.

Trajneri Zinedine Zidane nuk mundi të llogarisë në katër mbrojtësit kryesorë e as në Casemiron e Toni Kroosin për këtë takim.

Mungesat e theksuara luajtën rol në këtë ndeshje, pasi Getafe ka mundur të fitonte sikur mos të ishte për pritjet heroike të portierit belg të Madridit.

Courtois u zgjodh lojtari i ndeshjes për pritjet e tij mbresëlënëse.

Derisa Real Madridi e mbajti topin më shumë në pronësi, Getafe krijoi gati dyfish më shumë raste, pasi i pati 19 goditje në drejtim të portës, krahasuar me 10 të Madridit.

Real Madridi mbledh tani 67 pikë në vendin e dytë, tri më pak se lideri Atletico Madrid dhe dy më shumë se Barcelona. Kjo e fundit e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Getafe, ndërkohë, shkon në kuotën e 31 pikëve, katër larg zonës së rënies nga La Liga.

Share This Article