Real Madridi në çerekfinale të Kupës së Mbretit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë.

Madrilenët të enjten në mbrëmje, me shumë vështirësi, eliminuan nga gara Elchen vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta. Fituan me rezultatin 2:1 me përmbysje të rezultatit.

Madrilenët madje ishin edhe afër eliminimit. Fillimisht me karton të kuq u ndëshkua braziliani Marcelo. Më pas, e panë veten në disavantazh në minutën e 103-të kur realizoi mbrojtësi Gonzalo Verdu.

Madrilenët falë përvojës e lojtarëve më cilësorë, fituan me dy gola të shpejtë. Isco në minutën e 108-të dhe Eden Hazard në minutën e 115-të rikthyen rezultatin në të mirë të skuadrës që udhëhiqet nga Carlo Ancelotti.

Krejt në fund të ndeshjes me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Pere Milla i vendësve.

Share This Article