Real Madridi nuk ka arritur që të fitojë në Elche pasi që ka barazuar me rezultat 1-1. Një ndeshje interesante kjo ku Modric (20) shënoi në pjesën e parë derisa Elche barazoi nga penalltia në pjesën e dytë me Fidel (52)
Real Madridi ka barazuar në ndeshjen kundër Elches si mysafirë në stadiumin “Manuel Martínez Valero”.
Ishte një ndeshje që u dominua në pjesën e parë nga Real Madridi ku Los Blancos patën 12 tentime për gol gjatë gjithë ndeshjes.
Goli i parë erdhi në minutën e 20-të dhe ishte një gol i bukur me kokë që u shënua nga Luka Modric.
Në pjesën e dytë, shifrat barazohen shumë shpejt pasi që shënon Fidel në minutën e 52-të nga penalltia.
Pas kësaj, Reali u lëshua në sulm dhe pati disa herë mundësi që të kalojë në epërsi.
Elche arriti që të mbrohej por edhe fati u tregua me ta në këtë ndeshje.
Për të arritur të epërsia, Reali inkuadroi në lojë Eden Hazard në minutën e 78 në vend të Lucas Vazquez.
Kujtojmë se Hazard ka disa muaj që është jashtë fushave, megjithatë as inkuadrimi i tij nuk pati impakt në lojën e Los Blancos.
Real Madrid me këtë barazim ka 33 pikë, dy më pak se Atletico që ka edhe dy ndeshje të pazhvilluara.