Real Madridi shkatërron Barcelonën në El Clasico dhe kalon në finale, Karim Benzema shënoi het-trik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Barcelonës me rezultat 4-0 në ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit.

Ndeshjen e parë e kishte fituar Barcelona me rezultat 1-0 në ‘Santiago Bernabeu’, që kështu me rezultat  të përgjithshëm prej 4-1 mbretërit kalojnë tutje.

Barcelona kërkoi penallti në start pas një loje me dorë nga David Alaba, por gjyqtari heshti, ndërsa pas tij rrezikoi me Sergio Roberton, por pa sukses.

Rodrygo e kishte rastin e parë për Real Madridin, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtja.

Krejt pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Vinicius Junior që shënoi nga afër për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë në skenë doli Karim Benzema që shënoi për 2-0 me një goditje të bukur brenda zonës.

Në minutën e 58-të, Real Madridi fitoi penallti dhe ishte sërish Benzema që shënoi për 3-0.

Het-triku i Karim Benzemas në ndeshjen derbi ndaj Barcelonës u vendos në minutën e 81-të për 4-0.

Me këtë fitore Real Madridi shkruan emrin në finale, ku do të takohet me Osasunan.

Share This Article