Real Madridi sinonim i Ligës së Kampionëve, mposht Man Cityn dhe kalon në finalen e madhe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi sinonim i Ligës së Kampionëve, mposht Man Cityn dhe kalon në finalen e madhe

Real Madridi ka fituar pas vazhdimeve me rezultat 3-1 ndaj Man Cityt, duke kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm 6-5.

Rezultati i ndeshjes së parë 4-3 në të mirë të anglezëve, bënte që skuadrat të ishin kërkuese përpara dhe të kujdesshme në mbrojtje.

Në minutën e 20-të rastin e parë të mirë e kishte Man City, ku Bernardo Silva gjuajti bukur, ndërsa Thibaut Courtois bëri një pritje të shkëlqyer.

https://twitter.com/Goal2u1/status/1521960593409945601

Real Madridi rrezikoi me një goditje të bukur nga Toni Kross, por që shkoi jashtë. Pas tij edhe Karim Benzema doli i vetëm me Ederson, por gjuajti mbi portë.

Në pjesën e dytë, mbretërit e nisën furishëm, duke rrezikuar që në start.

Vincius Junior u fut në zonë, gjuajti por nuk arriti të qëllojë cakun.

Goli erdhi në mesin e pjesës së dytë, kur zhvillohej minuta e 73-të. Bernardo Silva pasoi bukur te Riyad Mahrez i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës shënoi për 1-0.

Edhe pas golit Man City kishte raste të shumta, kur spikati goditja e Joa Cancelos nga distanca e cila u ndal me mund nga Courtois.

Jack Grealisht kishte dy raste brenda dy minutash, por fati nuk ishte me të në të dyja rastet.

Në minutën e 90-të nja aksion i bukur i Real Madridit u kthye në gol, kur Benzema asistoi te Rodrygo që shënoi për 1-1.

I njëjti lojtar vetëm pas dy minutash gjeti sërish golin për 2-1, duke ndezur edhe më shumë ndeshjen.

Këto dy gola mjaftuan që kjo ndeshje të shkojë në vazhdime.

Në minutën e pestë të vazhdimeve Karim Benzema fitoi penallti, ndërsa vet ishte ai që shënoi nga pika e bardhë për 3-1.

Deri në fund kishte raste, por rezultati nuk ndryshoi duke bërë që Real Madridi të shkojë në finale, ku do të takohet me Liverpoolin. 

Share This Article