Real Madrid ka regjistruar suksesin e dytë radhazi në kampionat, duke mundur 2-0 Getafen. Kryesuesit e La Ligës u mjaftuan me nga një gol për pjesë për të marrë maksimumin dhe për të marshuar në vendin e parë.
“Los Blancos” iu desh që të priste minutën e 38-të për të shënuar golin e parë me Casemiro, i cili ktheu në gol një pasim fantastik të Vinicius Jr. Goli i brazilianit u mjaftoi galaktikëve për ta mbyllur në avantazh pjesën e parë. Skuadra e Carlo Anchelotit ishte insistuese dhe në pjesën e dytë, duke arritur që të shënojë dhe golin e dytë me anë të Lucas Vasquez.
Fitorja e 22-të në kampionat për Real Madrid, që shkon në kuotën e 72 pikëve dhe përkohësisht e sheh veten 12 pikë më shumë se Sevilla e vendit të dytë dhe 15 më shumë se Barcelona, e cila ka dy ndeshje më pak.
Vëmendja e Realit tashmë zhvendoset në Champions ku do të kërkojë që marrë kualifikimin përballë Chelsea-t, pas suksesit në ndeshjen e parë 1-3 në Londër. Getafe në anën tjetër mbetet në kuotën e 32 pikëve, duke mbajtur vendin e 14-të.
Pas raundit të 31-të PSG vijon kryesimin e Ligue 1 me 71 pikë, teksa Clermont qëndron në vend të 17-të me 28 pikë të grumbulluara.