Reali bie në Anfield, PSG “masakrohet” nga Beyern, Juve barazon, Atletico dhe Tottenham nuk falin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në ndeshjet e raundit të katërt të Ligës së Kampioneve(faza e grupit) Reali i Madridit është dorëzuar në Anfield përballë Liverpool-it. Gjithçka është vendosur nga një gol i Mac Allister në minutën e 61-të.

PSG pëson humbjen e parë, 1-2 përballë Bayern. Luis Diaz ishte vrasësi i francezëve, i cili shënoi dy gola për bavarezët por dhe u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë në dëm të Hakimi.

Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në Allianz Stadium kundër Sporting Lisbon duke shtyrë edhe një herë shanset e tyre për një fitore të parë të sezonit në këtë garë.

Tottenhami mundi Copenhagenin 4-0. Atlético Madridi mundi Union Saint-Gilloise 3-1, ndërsa Monaco fitoi 1-0 në fushën e Bodo/Glimt. Olympiacos barazoi 1-1 me PSV-në.

Share This Article