Reali e Barcelona përballen me hapa të pazakontë të sigurisë para “Clasicos”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi e Barcelona mund ta kenë më të lehtë të kenë gjithë mendjen te përballja e njohur si “El Clasico” në La Liga të mërkurën (20:00), pasi të dy skuadrat do të kalojnë disa orë para ndeshjes të mbyllura në të njëjtin hotel.

Për të minimizuar shpërqendrimet nga protestat për pavarësi të Katalonjës, të planifikuara për pasditen e së mërkurës, policia ka rekomanduar që të dy skuadrat të qëndrojnë në një hotel në orët para ndeshjes dhe të bëjnë në të njëjtën kohë udhëtimin e shkurtër drejt stadiumit “Camp Nou”, shkruan sot Koha Ditore.

“Na është thënë të udhëtojmë së bashku dhe do ta bëjmë këtë. Është diçka ndryshe dhe duhet të ndjekim rregullat. Nuk kemi pse të bëjmë shpjegime të mëtutjeshme. Me rëndësi është se ndeshja do të mbahet dhe kjo është ajo që na intereson”, ka thënë trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Protesta, që do të mbahet në disa zona rreth stadiumit në orët para fillimit të ndeshjes, është ftuar nga Democratic Tsunami, grup që organizoi veprimet në tetor në reagim ndaj burgosjes së liderëve të pavarësisë së Katalonjës.

Ato protesta kishin detyruar organizatorët e ligës që ndeshjen e planifikuar të luhet më 26 tetor ta shtynin për 18 dhjetor. Kur u njoftua se do të ketë protesta të mërkurën, shqetësimi ishte se mund të ndërpritet ndeshja.

Share This Article