Reali fiton ndaj Atalantas fal golit të Mendyt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me një gjuajtje nga distanca me të djathtën në minutën e 86-të, mbrojtësi i krahut Ferlan Mendy i ka siguruar fitoren Real Madridit në ndeshjen e sotme ndaj Atalantas.

Takimi i parë i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Atalantas e Real Madridit përfundoi me rezultatin minimal 1:0 në të mirë të madrilenëve.

Skuadra italiane ku luan mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, luajti me një futbollist më pak në fushë prej minutës së 17-t. Reprezentuesi zviceran Remo Freuler, ndali në mënyrë të palejuar pikërisht mbrojtësin francez Mendyn në mënyrë të palejuar. Gjyqtari kryesor e vlerësoi Freulerin si lojtarin e fundit. Gjimshiti luajti tërë ndeshjen.

Dueli kthyes Real Madrid – Atalanta do të zhvillohet më 16 mars.

Share This Article