Reali gabon ndaj Rayos, Balliu me shokë i marrin pikë Los Blancos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madrid nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Rayo Vallecanos, në përballjen e La Liga. Në Campo de Futbol de Vallecas (Madrid), Los Blancos realizuan të parët me Joselu (3′), duke të dhënë përshtypjen e një tjetër fitorje.

Të besuarit e Perez reagojnë që në pjesën e parë. De Tomas ekzekuton saktë një penallti, duke ndezur festën vendase. Rayo mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, për të marrë kështu një pikë shumë të rëndësishme. Ivan Balliu e nisi titullar këtë takim dhe luajti plot 90 minuta. Paraqitja e mbrojtësit shqiptar të Rayos është vlerësuar me notën 6.4.

Real Madrid kryeson me 62 pikë kampionatin spanjoll, me fokusin që është tashmë te ndeshja e radhës ndaj Sevillias. Në krahun tjetër, Vallecano renditet në vendin e 14-të me 25 pikë dhe do sfidojë Gironan në takimin tjetër.

https://rumble.com/embed/v4bkc3c/?pub=4
Share This Article