Real Madridi e ka fituar derbin ndaj Interit me rezultatin 3:2. Ndeshja i takoi Grupit B të Ligës së Kampionëve.
Karim Benzema (25’), Sergio Ramos (33’) dhe Rodrygo (80’) shënuan për Realin, ndërsa për Interin realizuan Lautaro Martinez (35’) dhe Ivan Perishiq (68’).
Për Realin është fitorja e parë në Champions e shënuar këtë stinor. Pas tri xhirove Reali zë vendin e dytë me 4 pikë, kryeson Borussia Mochengladbachu me pesë pikë. Shakhtar Donetzku është i treti me 4 pikë, ndërsa Interi i ka dy pikë.