Reali përmbys rezultatin me fitore të thellë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi ishte duke pësuar 1:0 dhe 2:1. Por në fund ka fituar bindshëm, 5:2, ndaj Celta Vigos.

Ndeshja u luajt të dielën mbrëma. Santi Mina kaloi në epërsi Vigon në minutën e katërt.

Karim Benzema barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 24-t. Për 2:1 në të mirë të Vigos shënoi Franco Cervi në minutën e 31-të. Por sërish Benzema barazoi rezultatin. Ai shënoi në minutën e 46-të. Më pas francezi asistoi për Vinicius Junior që shënoi për 3:2 në minutën e 55-të.

Deri në fund madrilenët shënuan edhe dy gola. Eduardo Camavinga realizoi për 4:2 në minutën e 72-të, kurse Benzema kompletoi “hat-trickun” në minutën e 87-të. Reali me fitore ka dalë në vendin e parë në La Liga. Udhëheq me 10 pikë nga katër ndeshje nga sa i kanë edhe Valencia e Atletico Madridi.

Share This Article