Realit i mjafton një gol ndaj Getafe, pret Barcelonën si kryesues i renditjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madrid fitoi 1-0 ndaj Getafes në transfertë dhe ruajti kryesimin në kampionatin spanjoll para “Klasikes” me Barcelonën.

Ndeshja u zgjidh vetëm në fund për madrilenët. Vetëm pak sekonda pasi hyri në fushë, Alan Nyom u ndëshkua me karton të kuq direkt për goditje ndaj Viniciusit pa top.

Menjëherë pas kësaj, Mbappe përfitoi duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes, me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit të Arda Guler.

Në fund, Getafe mbeti me nëntë lojtarë, pasi Aleks mori kartonin e dytë të verdhë për një tjetër faull ndaj Vinicius.

Real Madrid mban kreun e La Liga me 2 pikë më shumë se Barcelona.

Share This Article