Një ditë pas vendimit të Agjencisë Europiane të Barnave për vaksinën e kompanisë AstraZeneca, Britania e Madhe ka vijuar vrullshëm fushatën e vaksinimit të popullsisë.
Vetëm në 24 orët e fundit autoritetet e shëndetësisë në ishull bëjnë me dije se janë vaksinuar mbi 660 mijë persona, shifër kjo rekord që nga nisja e procesit të vaksinimit.
Britania e Madhe ka bërë më dije kohë më parë se ka si synim që popullsia e rritur e vendit të marrë të paktën një dozë të vaksinën antiCovid para nisjes së verës.
Aktualisht, Izraeli është lideri për vaksinimin e popullsisë, i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kili dhe Mbretëria e Bashkuar.
Të dhënat zyrtare nga Mbretëria e Bashkuar bëjnë me dije se deri në këto momente 26 milionë persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 2.01 milionë i kanë marrë të dyja. Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 101 viktima të reja dhe 4802 raste.