Realizohet fluturimi i parë në Aeroportin e Prishtinës pas 3 muaj ndërprerje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë ka caktuar datën e 28 qershorit për të lejuar përsëri fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

E ANP, sot, përmes një postimi në “Facebook”, u ka uruar mirëseardhje udhëtarëve të parë që mbërritën në Kosovë pas pandemisë.

“Eshtë kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA”, thuhet në postimin e ANP-së.

Bashkë me publikimin e datës së lejimit të udhëtimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë bërë të ditura poashtu edhe rregullat të cilat duhet të respektojnë udhëtarët.

Për çdo fluturim pasagjerët janë të detyruar që të paraqiten në aeroport 3 orë para fluturimit; vetëm udhetarët lejohen të hyjnë në ndërtesën e terminalit; duhet të mbahen maskat dhe distanca gjatë gjithë kohës

Share This Article