Rebelët Houthi nuk ndalin agresionin, sulmojnë me raketë cisternën kineze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një cisternë kineze u godit dje nga një raketë e lëshuar nga rebelët Houthi të Jemenit, pavarësisht garancive të tyre se nuk do të synonin anijet kineze, njoftoi sot Komanda Qendrore e SHBA ose CENTCOM). Cisterna e naftës Huang Pu me flamurin e Panamasë – pronë kineze, siç nënvizohet në njoftimin e CENTCOM – u godit nga një raketë Houthi.

Një zjarr ka shpërthyer, por ai është shuar brenda 30 minutave dhe dëmet e pësuar nga cisterna janë të kufizuara, sipas të njëjtit burim. “Nuk raportohet për viktima dhe anija ka vazhduar udhëtimin”, nënvizohet.

Po ashtu në të njëjtën deklaratë, thuhet gjithashtu se forcat amerikane kapën gjashtë mjete ajrore pa pilot (UAV) të Houthi-ve, pesë prej të cilave u rrëzuan në Detin e Kuq dhe një u kthye në Jemen.

Share This Article