ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës 2 hours ago
Serbi/Dhjetëra mijëra njerëz mbajnë heshtje për viktimat e tragjedisë në Novi Sad 2 hours ago
SHQIPËRIA në SHITJE/ Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort! 2 hours ago
Dy të vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në ishullin grek të Kretës 2 hours ago
Fitorja e 15-të radhazi, Bayern Munich nuk di të ndalet 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Reciprociteti Kosovë – Serbi për vizitat e zyrtarëve të lartë

albnews by albnews
28 July, 2019
in Kosova
0
Reciprociteti Kosovë – Serbi për vizitat e zyrtarëve të lartë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Marrëveshja për vizitat e zyrtarëve të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila hyri në fuqi që nga janari i vitit 2014, shpeshherë është e pazbatueshme, çka është dëshmuar edhe në praktikë. Palët nënshkruese, akuzojnë shpesh njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjes, kurse në disa raste, është kërkuar edhe ndihma e Bashkimit Evropian si lehtësues dhe garantues i zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që të ndërmjetësojë.

Në këtë marrëveshje është e specifikuar forma e realizimit të vizitave të zyrtarëve të lartë nga të dy vendet. Në kategorinë e parë janë vizitat e presidentëve, kryetarëve e kuvendeve, kryeministrave, ministrave të jashtëm, atyre të brendshëm dhe të mbrojtjes.

RelatedPosts

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

Forcat ajrore shqiptare shpëtojnë turistin kosovar që u pickua nga gjarpri në një shteg malor në rajonin e Shkodrës

Takimi me liderët politikë, Osmani: Kurti ka kërkuar edhe një takim, presim deri në 5 nëntor

Por, përtej kësaj marrëveshje, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, ka edhe vendime e lista në bazë të të cilave shumë prej zyrtarëve të lartë të të dyja vendeve u pamundësohet realizimi i vizitave. Andaj, përderisa Kosova dhe Serbia të mos arrijnë një marrëveshje finale për normalizimin e raporteve, edhe kjo marrëveshje, sikurse edhe disa tjera tashmë të nënshkruara, në disa raste janë të pazbatueshme.

Në Qeverinë e Kosovës, ekziston një listë e personave, ku përfshihen zyrtarë aktual apo ish-zyrtarë të Serbisë, si edhe poste qeveritare që në vazhdimësi u refuzohet çdo kërkesë për të vizituar Kosovën.

Ndërkaq, në Beograd, shumë nga ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sot mbajnë poste të larta udhëheqëse në Kosovë, nuk mund të udhëtojnë në Serbi, pasi që janë të dënuar në mungesë nga autoritetet e atjeshme të drejtësisë. Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë ndër personat që Beogradi i ka në listat e peronave të kërkuar dhe dënuar në mungesë. Madje, lëvizja jashtë Kosovës e ish-pjesëtarëve të UÇK-së ka qenë e sfiduar shpesh edhe nëpër vendet tjera evropiane, për shkak të lëshimit të urdhër-arresteve nga ana e Serbisë, përmes INTERPOL-it.

Kurse në Prishtinë, përveç personave të shpallur si të padëshiruar, Qeveria e Kosovës ende e ka në fuqi edhe vendimin e nënshkruar tre vjet më parë, sipas të cilit, ministrat serbë të Mbrojtjes dhe të Brendshëm e kanë të ndaluar të hyjnë në Kosovë.

Kosova aktualisht po funksionon me një qeveri në dorëheqje, por vendimet që janë marrë më herët janë në fuqi

Zëvendëskryeministri në dorëheqje i Kosovës, Fatmir Limaj tha për Radion Evropa e Lirë se Ministria e Jashtme e Kosovës, është kompetente të vendosë për këtë çështje. Kosova është mbështetëse e lëvizjes së lirë, tha Limaj, duke rikujtuar edhe faktin se Prishtina zyrtare po e zbaton edhe politikën e reciprocitetit në raport me Serbinë.

“Kosova ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë për heqjen e çfarëdo pengese, por kjo varet edhe nga pala tjetër. Derisa ka zyrtarë serbë, të cilët kërcënojnë stabilitetin e vendit tonë, kërcënojnë edhe me luftë, kërcënojnë edhe me ushtri, mohojnë krimet e kryera…,[këto] janë çështje të cilat e vështirësojnë këtë komunikim, për të mos thënë e pamundësojnë dhe krijojnë pengesa në lëvizjen e lirë siç po quhet. Prandaj edhe Qeveria e Kosovës, në këtë rast Ministria e Jashtme, secilin rast e trajton veç e veç”, tha Limaj.

Edhe ministri i Jashtëm në dorëheqje i Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilit autoritetet serbe nuk i kishin lejuar në një rast vizitën në Serbi, ka sqaruar rregullat sipas të cilave, lejohet apo jo një vizitë e një zyrtari të Serbisë në Kosovë. Sipas tij, Kosova është vend i lirë e demokratik që garanton lirinë e lëvizjes së njerëzve, por nuk mund të lejojë vizita që kanë si qëllim destabilizimin e brendshëm.

“Në Kosovë do të jetë i mirëseardhur çdo mik dhe çdokush që dëshiron të vijë, të vizitojë e të zhvillojë marrëdhënie me Kosovë. Por, Kosova do të jetë e mbyllur gjithnjë për dikë që ka tentativë, që çakordon marrëdhëniet ndëretnike që për ne paraqet një simbol të shenjtë që është e mbrojtur me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Pacolli.

“Askush nuk ka të drejtë të vijë në Kosovë të nxitë urrejtje ndaj njerëzve”, tha ai.

Sipas shefit të diplomacisë kosovare, vizitat e zyrtarëve të Serbisë nuk janë lejuar vetëm atëherë kur është dëshmuar se ata vijnë në Kosovë me arsye tendencioze.

Për kah numri, Serbia prin dukshëm me realizimin e vizitave në Kosovë, sidomos në pjesën veriore. Kurse zyrtarët e Kosovës, kryesisht udhëtojnë në Beograd vetëm për pjesëmarrje në ndonjë konferencë ndërkombëtare që mbahet nën drejtimin e BE-së.

Rasti më i njohur deri më tani nga historia e këtyre vizitave ishte ardhja pa leje në Kosovë e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, më 26 mars, 2018, kur ai ishte arrestuar dhe më pas dëbuar për në Serbi nga autoritetet e rendit të Kosovës.

Kohë më parë, Qeveria e Kosovës i kishte konfirmuar Radios Evropa e Lirë se dhjetëra persona janë të përfshirë në listën e të padëshiruarve, “non grata”, të cilët nuk mund të hyjnë, të vizitojnë apo të qëndrojnë në Kosovë. Ata janë kryesisht ish-zyrtarë shtetërorë serbë apo edhe aktualë.

Lista që Ministria e Jashtme e Kosovës ka me emrat e personave që nuk mund të hyjnë në Kosovës, fillon me emrin politikanit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, pasuar nga Lubusha Divkoviq, ish-gjeneral i Armatës serbe, pastaj ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes i Serbisë, deri te kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e të tjerë.

Kjo listë, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përditësohet dhe plotësohet në vazhdimësi./Gazeta Express/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

1 November, 2025
Serbi/Dhjetëra mijëra njerëz mbajnë heshtje për viktimat e tragjedisë në Novi Sad

Serbi/Dhjetëra mijëra njerëz mbajnë heshtje për viktimat e tragjedisë në Novi Sad

1 November, 2025
SHQIPËRIA në SHITJE/ Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort!

SHQIPËRIA në SHITJE/ Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort!

1 November, 2025
Dy të vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në ishullin grek të Kretës

Dy të vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në ishullin grek të Kretës

1 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result