P
Redon Xhixha ia ka dalë të shënojë golin e gjashtë në pesë ndeshjet e fundit, teksa ka gjetur sërish rrjetën në turin e dytë të Champions League.
Qarabagu i tij barazoi 1-1 me Rakow në ndeshjen e kthimit, duke mos ia dalë të kalojë më tej, pasi miqtë në përballjen e parë fituan 3-2 në Poloni.
Sulmuesi shqiptar vendosi ekuilibrat në ndeshjen e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit, me golin e Xhixhës që në fund shërbeu sa për statistika pasi të tijtë u eliminuan.
Do duhej minuta e 60-të, që pas asistit të Cafaquliyev ish-golashënuesi i Tiranës të tundte rrjetën për herë të gjashtë në pesë ndeshjet e fundit.
Për momentin Xhixha është lojtari shqiptar që ka shënuar më shumë në Evropë, teksa nuk do ishte çudi që trajneri Sylvinho ta ftonte për ndeshjet e shtatorit në Kombëtare.