Reeker: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-të në skenën ndërkombëtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Philip Reeker ka komentuar vizitat e kryeministri Hristijan Mickoski në Uashington dhe mundësinë e investimeve amerikan në vendin tonë.

Reeker për “Zërin e Amerikës” thotë se Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-të në skenën ndërkombëtare.

“Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara në skenën ndërkombëtare. Ne kemi qenë të angazhuar në të kaluarën dhe do të jemi në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, më e rëndësishmja, përmes shumë administratave.

Mendoj se është e mrekullueshme të shohësh se kryeministri Mickoski, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore që kur ai dhe qeveria e tij morën pushtetin, ka krijuar marrëdhënie kaq të mira dhe solide me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë, natyrisht, edhe administratën e saj në Uashington”, tha Reeker.

Share This Article